Mungese transparence - Partite ne Maqedoni dhe fondet e tyre te fushates elektorale

Komisioni shteteror zgjedhor ka publikuar raportet per shpenzimet financiare te partive politike ne fushaten parazgjedhore per zgjedhjet e parakohshme parlamentare te 5 qershorit. Ne baze te ligjit te ri per kodin zgjedhor partite kane qene te obliguara qe ne diten e 11 te fushates ti dorezojne raportet financiare ne te cilen duhet te skatesohen donatoret dhe personat fizik dhe juridik qe ndihmojne financiarisht fushaten e partive. Ne baze te raportit te publikuar komisioni shteteror kunder korupsionit ka konstatuar se kater parti politikeVMRO-DPMNE BDI PDSH dhe LDP kane shpenzuar me shume para se sa kishin te siguruara mjete financiare ne llogarite partiake per fushate.
VMRO-DPMNE ka siguruar rreth 800 mije euro ndersa ka shpenzuar 1.6 milion euro BDI ka shprenzuar 150 mije euro ndersa nga donatoret ka siguruar vetem 18 mije euro PDSH ka shpenzuar 16 mije euro kurse nga donatoret ka grumbulluar 11 mije euro - eshte shprehur Vojisllav Zafirofski kryetar i komisionit shteteror kunder korupsionit.
Partia me e madhe opozitare maqedonase LSDM ka marre kredi nga nje banke vendase e cila sipas komisionit antikorupsion nuk mund te llogaritet si donacion. Te gjitha partite politike jane informuar per shkeljen e Ligjit per financimin e fushates parazgjedhore.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nga fushata elektorale e VMRO DPMNE per zgjedhjet parlamentare ne Maqedoni.
Kryetarja e Transparence-zero korrupsion Sllagjana Taseva eshte e mendimit se te gjitha partite qe tejkalojne limitin ligjor per financim te fushates te denohen me masa me rigoroze
Nuk eshte i mjaftueshem vetem denimi me para sepse partite e kane mundesine ti paguajne gjobat. Duhet te shqyrtohet mundesia qe ketyre partive tu ndalohet pjesemarrja ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ose ndonje mase edhe me e repte - thote Sllagjana Taseva.
Gjithnje sipas saj pervec komisionit antikorrupsion duhet te reagoje edhe drejtoria per te hyrat publike dhe policia financiare sepse opinioni duhet ta dije se nga financohen partite politike dhe pse ato nuk arrijne te mbulojne tepricen e mjeteve financiare.
Eksperti Sasho Ordanovski eshte i mendimit se partite ne periudhen e fushatave shnderrohen ne cerdhe te korrupsionit.
Jam idhtar i ashpersimit te rregullave ligjore per ato subjekte politike te cilat keqperdorin mjete financiare per fushate zgjedhore. Duhet te shqyrtohet mundesia qe per keqperdoruesit te pasoje edhe denim me burg. Vetem ne kete menyre partite do te mund te disiplinohen- shprehet Ordanovski.
Partite politike organizatore te fushates parazgjedhore jane te obliguara qe ne perfundim te fushates te dorezojne ne komisionin shteteror zgjedhor raportin perfundimtar financiar per te gjitha mjetet financiare qe jane shpenzuar gjate fushates.
Autor Fatos Musliu
Redaktoi E. Xhani