E Diel, 1 Nëntor 2026

EIB 50 milion euro për rrugët rurale në Shqipëri

Në një deklaratë të shpërndarë nga zyra e EIB, thuhet se qeveria shqiptare ka nënshkruar këtë kredi, me qëllim rehabilitimin e rrjetit sekondar dhe lokal të rrugëve në vendin tonë.

“Me një shumë totale prej 50.000.000 ky është operacioni më i madh financimin nga BEI i nënshkruar ndonjëherë në Shqipëri”, thuhet në deklaratë. Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga përfaqësuesja e EIB Dario Scannapieco, zv/presidente përgjegjëse për operacionet në Itali, Maltë dhe në Ballkanin Perëndimor, si dhe nga ministri jonë i Financave, Ridvan Bode.

Projekti është pjesë e një programi të vazhdueshëm për rehabilitimin e 1500 km rrugë dytësore dhe lokale në të gjithë vendin e cila përfshin projektimin, ndërtimin dhe mbikëqyrjen në Shqipëri. Kostoja totale e këtij projekti është rreth 140 milion euro, bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Programi për rehabilitimin e rrugëve rurale menaxhohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. EIB është aktive në Shqipëri që nga viti 1995 dhe deri më sot aktiviteti i përgjithshëm financiar i saj është rreth 350.000.000 euro.

"Ne jemi të kënaqur me të vërtetë për të kontribuar në këtë program dhe në përgjithësi për të përmirësuar aktivitetin tone me Tiranë", vuri në dukje Scannapieco Vicepresident, "kjo për të ndihmuar Shqipërinë, së bashku me të gjitha institucionet e tjera të përfshira, në përparimin e tij drejt integrimit evropian ".

EIB është banka e Bashkimit Evropian, e themeluar në vitin 1958 sipas Traktatit të Romës. Ajo vepron në 27 ahtetet anëtare të BE dhe është aktive në më shumë se 130 vende të tjera.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›