EKSKLUZIVE/NEWS24, Ambasadori Masalha: Vrasja tronditi Palestinën
TIRANË- Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën shtetasi palestinez Awwar Rizik ka reaguar Ambasada e Palestines në Shqipëri, e cila nëpërmjet ambasadorit të saj Issam Massalha në një intervistë për News 24, pasi ka dënuar aktin kriminal është shprehur se autoritetet shqiptare e kanë siguruar se ngjarja nuk ka prapavijë politike apo cëshjte sigurie.
“Padyshim që vdekjen e pritëm me hidhërim të thellë duke ditur se ai gëzonte një respekt nga ana jonë. Ne dënojmë veprën kriminale ndaj shtetasit palestinez. Morëm telefonata ngushëllimi nga ambasada të tjera të akredituara në Shqipëri. Është palestinez nga Betlehemi dhe gjithë familja e tij banon në Betlehem. I diplomuar për Inxhinieri Mekanike. Shfrytëzoj rastin të them se jam telefonuar nga presidenti Mahmut Bbaz për ndjekjen e ngjarjes dhe informimit të tij të detajuar për zhvillimet e hetimit. Është djali i një ish-lideri politik në Palestinë, lajmi është përhapur në të gjitha lajmet palestineze. U siguruam nga autoritetet shqiptare që ngjarja nuk ka aktivitet politik. Krimi mund të ketë lidhje me aktivitetin e tij si zv.drejtor i fabrikës së çimentos, por nuk mund të flasim me saktësi pasi hetimin po e zhvillojnë autoritetet shqiptare”, tha Ambasadori palestinez në Tiranë, Sh.t.z Issam Massalha.
Ngjarja sipas Ambasadorit Massalha, ka shkaktuar një reagim të madh në vendlindjen e Rizik në qytetin Betlehemi si dhe në mediat vendase. Nga ana tjetër ambasdori shpreht se është kontaktuar drejtpërdrejt dhe nga presidenti palestinez Mahmut Abaz për ta informuar në vazhdimësi për ngjarjen.
“Ne jemi në kontakt me autoritetet shqiptare për zbardhjen e ngjarjes. Nuk ka mbushur 24 orë nga ngjarja dhe ne kemi patur kontakt me ministrinë e Jashtme, ku i kërkuam zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë.
Rizik do të varroset në Betlehem me kërkesë të familjes së tij. Rizik unë e kam takuar afërsisht 5 ose 6 herë dhe më ka lënë përshtypje shumë pozitive për shkak të personalitetit, komunikimit të admirueshëm të tij. Ai nihej si person i përkushtuar ndaj punës dhe familjes ku ju e dini se ishte i martaur me një grua shqiptare dhe kishte dy fëmijë.
Vdekja e tij ka shkaktuar një habi të madhe në komunitetin e Betlehemit, po presim me padurim për të mësuar rreth hetimeve të ngjarjes dhe zbardhjen e saj. Lajmi për vdekjen e tij është përcjellë në të gjithë mediat palestineze. Rizik i përkiste fesë së krishterë dhe kam marrë telefonata ngushëllimi nga autoritetet e krishterë në Palestinë, të cilat i kam siguruar për informim të vazhdueshëm. Rizik ka ardhur për herë të parë në Shqipëri në 97’ ”, shtoi ambasadori.
Anwar Rizik që prej vitit 1997 punonte në Shiqpëri. i diplomuar për Iinxhinieri Mekanike, Rizik punonte prej disa vitesh si z. drejtor i fabrikës në Fushë Kruje, Cement Factory (Fabrikës Cimentos Fushe Kruje) me kombësi Palestineze i krishtere e shtetësi Shqiptar, babai i dy fëmijëve. Varrimi i Rizik do të bëhet në Betlehem.
(m.a/News24/BalkanWeb)
Lidhje te tjera 'Palestinezi', Fqinjët: Të parët erdhën rojet e amerikanëve Vrasja e palestinezit në Tiranë, Bashkëshortja: S'kishte konflikte Tiranë, tritol tek dera, vdes palestinezi, ndalohen 20 persona VIDEO: EKSKLUZIVE/NEWS24, Ambasadori Masalha: Drejtësi për Rizik