E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiteti i zhvillimit të rajoneve, Berisha: Projektet e reja sigurojnë 30 mijë vende pune

TIRANE - Në mbledhjen e Komitetit të Zhvillimit të Rajoneve, kryeministri Berisha theksoi se qevera e tij mbetet e vendosur për të çuar deri në fund premtimin për urbanizimin e zonave rurale. Sipas kryeministrit Berisha, “ky është një nga projektet më vendimtare për të bërë të mundur që pasuritë e shumta në mbarë komunat dhe territoret e Shqipërisë të mund të shndërrohen në vlera për qytetarët e vendit.”

Shefi i qeverisë theksoi se 520 projektet e reja, që pritet të miratohen në mbledhjen e Komitetit, sigurojnë rreth 30 mijë vende të reja pune.

“Jemi mbledhur sot për të miratuar së bashku rreth 520 projekte të reja. Këto projekte do të shtrijnë në zonat rurale të vendit komunat, qarqet mbi 1200 km rrugë të reja. Investimi bën të mundur që qytetarët shqiptare nga çdo skaj ku jetojnë të mund të kapin Tiranën, duke kursyer 70% të kohës që shpezojnë sot.”- deklaroi Berisha.

Duke vlerësuar rëndësinë e projekteve të tjera, për ndërtimin e 125 ujësjellësave të rinj, investimet në shkolla dhe ndërtimin e Qendrave Shëndetësore, kryeministri deklaroi se “në total të gjitha këto projekte, i japin një frymëmarrje të re procesit të punësimit.” 

Investimet e qeverisë, sic tha Berisha mundësohen falë rritjes ekonomike që vendi vazhdon të ketë. “Kjo është e mundur për shkak të rritjes ekonomike. Në 5 vitet e fundit patëm rritjen më të lartë në Europë, 22%. Ekonomia nuk u zhyt në krizë, modeli shqiptar funksionoi”, tha ia.

Kryeministri shtoi më tej se qeveria e tij ka zbatuar rregullin e artë të ekonomisë, “Nuk duhet të marrësh borxh përvecse për investime”. “Ne i jemi përmbajtur këtij rregulli. Nga 2008 deri më sot asnjë qindarkë nuk është marrë borxh vecse për investime”, pohoi Berisha.

Kreu i qeverisë deklaroi se një projekt tjetër ambicioz është rruga 300 km që nis në Valbonë e përfundon në Librazhd, sic tha ai. “Do ndryshojmë jetën e banorëve të më shuam se 30 komunave”, tha ai më tej. 

(er.nu/ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›