E Shtunë, 7 Nëntor 2026

ELBASAN/Ngjarje e rëndë në Mengel, humb jetën një 56-vjeçar


Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Mengel, në Elbasan.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 12:00, shtetasi K. Q., 56 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur ka humbur jetën në banesën e tij, ku është përdorur një armë sportive.

Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor.

Autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të këtij rasti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›