E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Strasburgu i jep të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, cilat janë shkeljet e Vettingut

Jep dorëheqjen në mes të vetingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës

Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me Rovena Gashi, prokurore ne Prokurine e Pergjithshme. Gashi e cila po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e saj nuk eshte paraqitur ne seance. /r/n/r/nLulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC with the Prosecutor at the General Prosecutor's Office Rovena Gashi.

Pas rastit të Antoneta Sevdari, një tjetër vendim i rëndësishëm vjen nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e cila i ka dhënë të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, duke konstatuar shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut pas shkarkimit të tij nga procesi i Vettingut.

Sipas vendimit, shkarkimi i Metallës nuk është provuar të ketë qenë proporcional me qëllimet legjitime të ndjekura nga autoritetet. Neni 8 garanton të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare, duke lejuar ndërhyrje vetëm kur ato janë të parashikuara me ligj dhe të domosdoshme në një shoqëri demokratike.

Vendimi për largimin e tij nga sistemi i drejtësisë ishte marrë rreth 7 vite më parë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i cili kishte lënë në fuqi vendimin e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Në vendimin e publikuar më 5 maj 2026, Gjykata thekson se, nëse kërkohet nga aplikanti, mund të konsiderohet e përshtatshme rihapja e procesit të Vettingut dhe rishqyrtimi i çështjes në përputhje me standardet e nenit 8.

Sponsorizuar

Sa i përket dëmshpërblimit, Strasburgu ka vendosur që shteti shqiptar t’i paguajë Metallës:

  • 20,400 euro për dëme materiale
  • 6,000 euro për dëme jomateriale
  • 6,000 euro për shpenzime gjyqësore

Vendimi është unanim dhe detyron autoritetet shqiptare të kryejnë pagesat brenda tre muajve, ndërsa pjesa tjetër e kërkesave është rrëzuar.

Ervin Metalla ishte shkarkuar në korrik 2018 nga KPK, pasi u gjetën probleme në kriterin e pasurisë. Sipas vendimit të atëhershëm, ai kishte nënshkruar kontrata fiktive dhe kishte përfituar një kredi të butë pa përmbushur kushtet ligjore, çka u cilësua si sjellje jo etike për një gjyqtar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›