E Shtunë, 31 Tetor 2026

EMRAT/ 31 masa sigurie për trafikantët pranë shkollave në Tiranë

Në Tiranë janë ekzekutuar 31 masa sigurie “Arrest në burg” ndaj personave të dyshuar si pjesëtarë të disa grupeve që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Operacioni policor i koduar “Shkolla të Pastra” u finalizua pas katër muajsh hetime nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Në kuadër të operacionit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas: Genti Jaupi, Endrit Balla, Eduart Oleff, Bledar Kasa, Erlind Vlashi, Denis Shoti, Armando Koçi, Ernest Hamollari, Janaq Nakuçi, Shpëtim Çiçiku, Engrid Henaj, Enis Maliqaj, Franci Papajani, Klement Metallari, Ram Tafaj, Klajdi Malaj, Isuf Dine, Ferit Xhani, Bestar Malaj, Igli Avxhi, Arnold Lila, Sefer Allushi, Elton Tola, Arbias Prenga, Vilson Mete, Durim Matja, Eljado Prendaj, Nikolla Shkarpa, Armando Kuqi, Taulant Alstafa dhe Volf Ramadani.

Ndërkohë, gjatë fazës hetimore janë ndaluar edhe 7 shtetas të tjerë: Ksainel Caka, Gezim Muhameti, Zhuljan Prenci, Erald Tafani, Darlin Shahinas, Donaldo Frate dhe Marin Tabaku.

Sponsorizuar

Në total, nga hetimet janë identifikuar 52 shtetas si pjesëtarë të këtyre grupeve, të cilët, të veçuar ose në grupe, dyshohet se shisnin lëndë narkotike të llojeve të ndryshme pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të Tiranës. Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e 14 personave të tjerë të shpallur në kërkim, gjeneralitetet e të cilëve nuk bëhen publike për shkak të vijimit të hetimeve.

Gjatë periudhës hetimore dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar 1 kilogram e 75 gramë heroinë, 1 kilogram e 265 gramë kokainë, 685 gramë Cannabis Sativa, një armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, dy peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nga hetimet është dokumentuar se grupet shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në disa raste, për të shmangur vëmendjen e shërbimeve policore në terren, lënda narkotike shpërndahej përmes monopatinave, shërbimeve taxi dhe delivery. a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›