EMRAT/ Ndryshime në strukturat drejtuese të Policisë Tiranë, kush ikën e kush vjen

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj ka firmosur disa ndryshime në strukturat e Policisë së Tiranës.
Largohet nga detyra Shefi i Krimit Ekonomik Kreshnik Alimadhi. Njëkohësisht largohet edhe Shefi i Rrugores, Nertian Buzi.
Në krye të Krimit Ekonomik është emëruar Artenis Merka, ndërsa në krye të Rrugores Luis Zeqaj.