E Diel, 1 Nëntor 2026

“U dogj si kasolle kashte”/ Berisha: Ndërtuesi, mik i Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për zjarrin në Tiranë, duke ngritur akuza të forta për cilësinë e ndërtimit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha shprehet se pallati “u dogj si kasolle kashte”, duke pretenduar se objekti është ndërtuar jashtë çdo standardi.

Ai akuzon gjithashtu se ndërtimi i përket biznesmenit Arlis Lena, të cilin e cilëson si “klient” të kryeministrit Edi Rama.

“Digjet sikur të ishte kasolle kashte pallati shumëkatësh tek Farmacia 10 i ndërtuar jashtë çdo kondicioni nga klienti i Edi Ramës, Arlis Lena.

Ky ndërtim është denoncuar nga PD në prokurori prej shumë kohësh. Pra është një krim që mbrohet nga shteti”,  shkruan Berisha.

LEXO EDHE: Zjarri shkrumbon pallatin në Tiranë, ndërtuesi i tij kunati i famshëm i Fatmir Xhafës (EMRI)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›