EMRAT/ Starton nesër “Big Brother Vip Albania 5”, ja banorët e mundshëm

Nis zyrtarisht nesër emisioni që ka thyer rekorde shikueshmërie, Big Brother VIP Albania në edicionin e tij të pestë.
Në një mbrëmje të gjatë, që premton emocione të mëdha, do të ndizen dritat e shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.
Reality show që mban mbërthyer para ekranit miliona shikues, shqiptarë anë e mbanë botës, vjen nën moderimin e Ledion Liços, ku nuk do të mungojnë dhe analizat e opinionistëve.
“Big Brother është një ngjarje më shumë se sa një program televiziv. Është një ngjarje që na bashkon të gjithëve. Mund të presim nga të gjitha ngjyrat si në çdo sezon tjetër. Do ketë shumë surpriza, do ketë gjëra që ndodhin për herë të parë. Jam shumë entuziast për shtëpinë. Si kurrë ndonjëherë jam i lumtur të them që kjo është shtëpia më e bukur që Big Brother ka pasur ndonjëherë jo vetëm në edicionet e tija VIP. Urojë vërtetë të jetë një fillim i një aventure tjetër të paharrueshme, aty ku aventurat janë të gjitha të paharrueshme, Top Channel“, është shprehur Lico.
Emrat e tjerë që përfliten por ende nuk janë konfirmuar janë:
- Angelo Haruni (Moderator, gazetar) – Konfirmuar
- Enxhi Nasufi
- Neada Muçaj
- Kristi Lamaj (Këngëtar)
- Hilda Kërtalli (Content Creator)
- Renee Reffo (Content Creator)
- Vitmar Basha (Këngëtar dhe instrumetist)
- Robert Aliaj Dragot (Artist)
- Anxhela Martini (Modelja e famshme, ndonëse mbetet një emër me pikëpyetje për shkak të jetesës luksoze).
- Juxhin Plovishti (Aktori i humorit në “Portokalli”)
- Ardi Murataj (Moderator)
- Sabina Mete (Moderatore)
- Ina Pashollari (Moderatore)
- Lore (Lorela Karoshi) (Këngëtare)
- Valer Kolnika (Ish-banor i “Big Brother” të thjeshtë)
- Kleoniki Delijorgji (Modele dhe ish-Miss)
- Jori Mersini (Merret me fushën e imobiliareve)
- Ilir Vrenozi (I njohur në rrjetet sociale si “Korçari më i famshëm”)
Një moment prekës i kësaj liste mbetet emri i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, i cili ishte konfirmuar zyrtarisht nga Top Channel si banor i këtij edicioni, por fatkeqësisht u nda nga jeta pak ditë para nisjes.
20 dhjetori është fillimi i një sezoni të ri të Big Brother Vip. Moment ky prej të cilit shtëpia më e famshme në Shqipëri, do jetë e vëzhguar 24 orë, live në dy kanalet Big Brothet Vip 1 dhe Big Brother Vip 2 në DigitAlb.