EMRAT+AKUZAT/ Dosja “Revanshi”, SPAK jep pretencën: Ja vitet e burgut të kërkuara

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për një nga fraksionet e dosjes së njohur si “Revanshi”, hetim i cili u zbardh pas analizimit të komunikimeve në platformën SKY ECC.
Të pandehurit akuzohen për vepra penale si “sigurimi i kushteve për të kryer vrasje”, “grup i strukturuar kriminal” dhe vepra të tjera të lidhura me krimin e organizuar. Për disa prej tyre është aplikuar gjykimi i shkurtuar, çka sjell uljen me 1/3 të dënimit.
Sipas pretencës së SPAK:
- Astrit Avdyli – 15 vite burg, ulet 1/3 zbret ne 10 viteEmiljano Shullazi – 15 vite ulet 1/3 zbret ne 10 vite
Naim Stafuka – 9 vite zbet ne 6 vite burg
Blerim Abazi- 10 vite zbret ne 6.8 vite burg
Besian Xhixha – 10 vite zbren ne 6.8 vite burg
Enver Diva – 10 vite zbret ne 6.8 vite burg
Robert Laçi – 10 vite zbret ne 6.8 vite burg
Gjergj Cukali – 10.6 vite zbret ne 7 vite burg
Viktor Imeraj- 10 vite zbret ne 6.8
Satilno Basho- 10 vite zbret ne 6.8
Miri Bruli- 9 vite zbret ne 6 vite burg
Xhelal Rraja- 9 vite burg zbret ne 6 vite
Në listën e të pandehurve për këtë fraksion të dosjes janë edhe Enver Diva, Robert Laçi, Gjergj Cukali, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Miri Bruli dhe Xhelal Rraja, për të cilët pritet të bëhen të ditura kërkesat përfundimtare të dënimit.
Dosja “Revanshi” konsiderohet një nga hetimet më të rëndësishme të SPAK, pasi lidhet me veprimtarinë e grupeve kriminale dhe planet për eliminime fizike të kundërshtarëve.