E Diel, 1 Nëntor 2026

PD thërret Kuvendin Kombëtar më 30 maj, zbulohet axhenda e mbledhjes

Partia Demokratike ka vendosur të thërrasë Kuvendin Kombëtar më 30 maj 2026, në orën 11:00, ndërsa është bërë publike edhe axhenda e mbledhjes së rëndësishme politike.

Sipas vendimit zyrtar, Kuvendi do të zhvillohet në mbështetje të Statutit të partisë dhe do të fokusohet te situata politike në vend, sfidat e integrimit evropian, si dhe çështjet që lidhen me funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Në qendër të diskutimeve pritet të jetë edhe përcaktimi i vijës së aksionit politik të Partisë Demokratike në muajt në vijim.

Po ashtu, gjatë Kuvendit do të prezantohen ndryshimet statutore të hartuara nga grupet përkatëse të punës, si dhe platforma për dixhitalizimin dhe modernizimin e partisë.

Një tjetër pikë e rëndësishme e rendit të ditës është edhe organizimi i strukturave të PD-së në diasporë.

Gjatë këtij Kuvendi do të zgjidhen gjithashtu edhe anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›