E Diel, 1 Nëntor 2026

Erion Veliaj bën ndryshime në drejtimin e bashkisë, liron nga detyra dy nënkryetarët, ja kë emëron

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga burgu i Fierit ku ndodhet prej disa ditësh ka marrë vendimin për të liruar dy nënkryetaret, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra. Po ashti ai ka emëruar Etleva Bishën në detyrën e nënkryetares së Bashkisë.

veliaj

Etleva Bisha vjen në këtë detyrë me një profil të spikatur politik dhe profesional. Ndër themelueset e FRESH-it, me një angazhim të gjatë në Partinë Socialiste, ajo ka qenë pjesë e reformimit të shërbimeve sociale gjatë drejtimit të ministrisë nga Erion Veliaj.

Në vitet e fundit, Bisha ka konsoliduar profilin e saj si eksperte e pushtetit vendor, duke bashkëpunuar me disa prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri.

?

Këto lëvizje në drejtimin e bashkise Tiranë vijnë pas transferimit të kryebashkiakut Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit, lëvizje për të cilën vetë ai ka thënë se nuk ka qenë në dijeni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›