E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moti i keq në Durrës! Stuhi dhe dallgë të forta, dy tragete përplasen me njëri-tjetrin

Koha e keqe dhe sidomos era e fortë ka sjellë problem gjatë manovrimit të trageteve në Portin e Durrësit. Dy tragete kane krijuar kontakt me njëri-tjetrin, por pa shkaktuar dëme gjatë kohës që po ankoroheshin në kalatën e dedikuar për ta.

Në momentin që tragetet po hynin në port, ka pasur dhe një numër të lartë udhëtarësh dhe kjo ka ngjallur panik, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Si pasojë e ngjarjes ka vetëm dëme materiale.

Është dashur ndërhyrja e mjeteve të emergjencës që ka bërë të mundur që tragetet të ankorohen në Portin e Durrësit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›