E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tjetërsimi i 66 mijë m2 tokë te Rana e Hedhun, Apeli i GJKKO i dyfishon vendimin Fran Frrokajt

GJKKO ka prishur verdiktin e shkallës së parë, duke dyfishuar dhe dhënë dënimin me 2 vite e 8 muaj burgim për Fran Frrokajn, ish-kryetarin demokrat të Bashkisë së Lezhës.

Shkalla e parë kishte dhënë 1 vit dhe 4 muaj burgim, kurse SPAK kishte kërkuar dënimin që u dha sot (23 Dhjetor).

Me këtë verdikt Frrokaj pritet të rikthehet në qeli dhe të vuajë dënimin e ri, pasi është i formës së prerë.

Frrokaj ka përfituar nga amnistia muaj më parë, duke u liruar për dënimin e çështjes së parë, por për tokat në bregdet. Ai ishte dorëzuar në muajin Tetor të vitit 2022, pas dënimit të parë të gjykatës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›