E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Arrestohet autori i vrasjes së 48 vjeçarit në Kavajë

Pas disa orësh kërkime, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të vrasjes së 48 vjeçarit Skerdilajd Isufi.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:22 të 21 shkurtit, në lagjen nr.3 në Kavajë.

Pas një sherri për parkimin, 48 vjeçari e goditi Isufin disa herë me thikë. Aktin makabër e kreu m’u përpara portës së banesës së tij dhe më pas zgjodhi të arratisej.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, pas disa orësh kërkimesh e kontrollesh për kapjen e autorit të vrasjes me mjet prerës të 48-vjeçarit, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit: L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Kavajë”, njofton Policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›