E Diel, 1 Nëntor 2026

Çfarë iu sekuestrua Ilir Prodës sot në shtëpi

Ilir Prodës, ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i është sekuestruar aparati i telefonit, një laptop, si dhe disa USB dhe CD, në kuadër të kontrollit të kryer në banesën e tij.

Mësohet se kontrolli lidhet me çështjen e Ergys Agasit dhe Uljan Shpatarakut, pasi në telefonin e këtij të fundit janë gjetur disa komunikime, të cilat janë bërë pjesë e hetimit.

Uljan Shpataraku, ish-drejtues policie dhe ish-krahu i djathtë i Ilir Prodës, ndodhej në të njëjtën makinë me Ergys Agasin në momentin e arrestimit të këtij të fundit. Shpataraku dyshohet se ishte drejtuesi i automjetit.

Si Ergys Agasi, ashtu edhe Uljan Shpataraku ndodhen të arrestuar në kuadër të kësaj dosjeje.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›