E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Ekzekutoi me armë zjarri 67-vjeçarin në Laç për motive pronësie, në pranga autori

Dashnor Tota, 53-vjeçari që ekzekutoi me armë zjarri 67-vjeçarin mbrëmjen e djeshme në fshatin Vilëz, Laç, është arrestuar nga policia.

Dyshohet se 53-vjeçari ka vrarë 67-vjeçarin për motive pronësie.

Sipas njoftimit zyrtar, policia ka gjetur armën e zjarrit me të cilën dyshohet se Dashnor Tota ka vrarë 67-vjeçarin.

“Operacioni për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi u zhvillua pa ndërprerë nga shërbimet operacionale të DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Gjatë operacionit janë ushtruar kontrolle në të gjithë territorin e fshatit ku ndodhi ngjarja dhe në zonat përreth. Si rezultat, mesditën e sotme, është lokalizuar në fshatin Vilëz, është kapur dhe vënë në pranga shtetasi:

 D.T. 53 vjeç, banues në fshatin Zhejë, Kurbin.

Në momentin e kapjes nga Policia, këtij shtetasi i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin D. M., për motive pronësie.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›