Klodian Allajbeu pyetet në SPAK, dëshmoi mbi disa shpenzime spitalore të Arben Ahmetajt

Biznesmeni Klodian Allajbeu është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme ku qëndroi për afro dy orë.
Ndonëse zyrtarisht nuk dihet pse është marrë në pyetje, burimet bënë të ditur për Vizion Plus se ai ka dhënë shpjegime për disa shpenzime spitalore të ish- numrit dy të qeverisë, Arben Ahmetaj.
/vizionplus.tv