Tragjike/ Ndërron jetë fëmija 3-vjeçar në Shkodër, e motra 7-vjeçare në gjendje të rëndë! Çfarë dyshojnë mjekët

Një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër, ndërsa motra e tij 7-vjeçare ndodhet në spital në Tiranë në gjendje të rëndë.
Fëmija 3-vjeçar është paraqitur në spitalin rajonal të Shkodrës ditën e shtunë rreth orës 10:00 të paradites në gjendje të rënduar shëndetësore me insuficiencë kardiake (puls të ulët, shenja jetësore shumë të ulëta), ndërsa 10 minuta pasi ka mbërritur në spital, ka ndërruar jetë.
Burime pranë spitalit bëjnë me dije se pas rreth 20-30 minutash ka mbërritur edhe motra e tij në spitalin e Shkodrës me të njëjtat simptoma. Asaj i është dhënë ndihma e parë dhe është dërguar menjëherë në QSUT, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Nuk dihet gjendja shëndetësore e nënës së dy fëmijëve, e cila është 37 javëshe shtatzënë, por ajo nuk është paraqitur në spitalin e Shkodrës.
Familja është nga Bashkia Vau Dejës./vizionplus.tv