E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ I dënuar në Itali me 21 vite burg, arrestohet në Tiranë 52 vjeçari

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në kuadër të projektit “Të kërkuarit”, ka finalizuar operacionin “Operacionalja 30”, duke arrestuar në Tiranë shtetasin Artur Sallaku, 52 vjeç, i dënuar në Itali me 21 vjet burgim për trafikim të lëndëve narkotike.

Sallaku, pjesëtar i një organizate kriminale, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Operacioni është realizuar në bashkëpunim me policinë italiane dhe Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri, dhe tani po vazhdojnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›