E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ I riu pengohet dhe bie, mjeti bujqësor e zë poshtë dhe i merr jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në fshatin Peshtan-Bregas, Njësia Administrative Frakull, Bashkia Fier.

36-vjeçari i identifikuar si Hamza Duraj, ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës ditën e sotme.

Sipas burimeve nga vendngjarja dhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, bëhet me dije se i riu ishte duke punuar tokën me frezë, kur dyshohet se është penguar dhe ka rënë në tokë.

Mjeti bujqësor i ka kaluar sipër trupit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra. Familjarët kanë njoftuar shërbimet e emergjencës menjëherë pasi ai nuk i’u ishte përgjigjur disa telefonatave.

Trupi i 36-vjeçarit është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit nga ambulanca, por për fat të keq ai kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht, trupi ndodhet në morgun e Spitalit Rajonal Fier, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Më pas, familjarët do të tërheqin trupin për të kryer ceremoninë mortore

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›