Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

Pas shembjes së aksit Librazhd-Prrenjas, ku kalimi për automjetet ishte bllokuar, rruga e re alternative që do të bëjë të mundur kalimin nga një krah në tjetrin do të hapen ditën e nesërme në orën 12:00.
Lajmin e bëri të ditur vetë kreu i Autoriteti Rrugor Shqiptar, Ami Koteli, i cili tha ndër të tjera se, kalimi do të jetë për të gjitha mjetet.
“Rruga do të hapet duke nisur nga dita e nesërme në orën 12:00. Segmenti i ri që hapet do të jetë për të gjitha mjetet. Ne kemi katër ditë që e mbajmë në testim, në presion të vazhdueshëm, me të gjitha mjetet e rënda, për të bërë ngarkesën maksimale gjatë këtij aksi dhe nuk ka shfaqur asnjë lloj çedimi. Ky është fryt i masave tona të marra gjatë këtyre ditëve”, tha Kozeli.
Sipas ARRSH-së, segmenti prej 1.3 kilometrash do të ndërtohet paralel me hekurudhën, në shtratin e lumit Shkumbin, duke krijuar një zgjidhje të përkohshme për rikthimin e qarkullimit në këtë aks të rëndësishëm rrugor.
“Ishte e domosdoshme pasi punimet për rrugën alternative që do duhen të bëhen mbi lumin Shkumbin dhe në krah të hekurudhës do të kërkojnë mbi 60 ditë sipas vlerësimeve tona”, tha kreu i ARRSH.