E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

EMRI/ Modifikoi automjetin për fshehjen e 18 pakove kokainë, kush është shqiptari i arrestuar në Malin e Zi

Plot 18 kg kokainë u gjetën pak pas mesnatës së të mërkurës në makinën e një shtetasi shqiptar teksa ky i fundit tentonte të kalonte në pikën kufitare të  Malit të  Zi me Kroacinë.

Automjeti i drejtuar nga Arvid Halili,  një BMW me targa franceze, u veçua nga efektivët për kqyrje të detajuar.

Sipas autoriteteve malazeze ai po tentonte hyrjen në Kroaci, ndërsa ende nuk dihet destinacioni përfundimtar i lëndës narkotike. Paraprakisht besohet se droga wshtw ngarkuar nw Shqipwri .

Pas kontrollit policia e kufirit dhe autoritetet doganore gjeten kokainwn të ndarë në 18 pako, nën sediljet e shoferit dhe të pasagjerit

Arvid Halili tashmë është arrestuar nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Pritet që shtetasi shqiptar Halili të dalë brenda kësaj jave përpara drejtësisë malazeze, ndërkohë që në marrjen në pyetje nga oficeret e policisë ai ka kycur gojën duke mos dhënë asnjë detaj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›