E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Ndihmonte shtetas për të kaluar kufirin ilegalisht, arrestohet 41- vjeçari në Korçë

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë ka finalizuar operacionin policor të koduar “Green Border”, i cili kishte për qëllim parandalimin e krimeve ndërkufitare. Gjatë këtij operacioni, u arrestua në Tresenik, Devoll, shtetasi B. M., 41 vjeç, i akuzuar për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Hetimet kanë zbuluar se B. M. ndihmonte shtetas të ndryshëm të kalonin ilegalisht kufirin, duke marrë pagesa që varionin nga 600 deri në 800 euro për çdo kalim. Ai ka bashkëpunuar me K. I., një person i arrestuar në Greqi për të njëjtën vepër, dhe ka ndihmuar tre persona, përfshirë një nënë me foshnjën e saj 9 muajshe, të kalonin ilegalisht në shtetin grek përmes kufirit të gjelbër të Kapshticës.

Hetimet dyshojnë se ky nuk ishte rasti i parë i B. M. në këtë aktivitet të paligjshëm. Arrestimi i tij u mundësua falë shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të Korçës dhe Policisë Kufitare Greke.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›