EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale në Milano, arrestohet 33-vjeçari nga Laçi

Një 33-vjeçar nga Laçi, i cili akuzohet se ka vjedhur në Milano është arrestuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
“Në vijim të bashkëpunimit me homologët e Policisë italiane, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 33”, lokalizuan në Laç dhe arrestuan provizorisht, me qëllim ekstradimin, shtetasin Klaus Nikolli, 33 vjeç, i lindur në Laç”, njofton policia.
Nikolli ishte në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Milanos i ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën prenale “Vjedhja”, kryer në rrethana rënduese dhe në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Itali, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi./vizionplus.tv