E Diel, 1 Nëntor 2026

Ajola Xoxa kërkon rikthimin e llogarive bankare, shtyhet seanca, avokati kërkon kohë të njihet me aktet hetimore

Ajola Xoxa u paraqit në Apelin e Posaçëm ditën e sotme, për shpalljen e vendimit për sekuestron e llogarive që shkalla e parë i ka vendosur.

Por seanca në Apelin e GJKKO-së u shty për nesër, pasi avokati kërkoi kohë të njihej me aktet hetimore.

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, kërkon rikthimin e dy llogarive bankare të sekuestruara me urdhër të SPAK.

Ajola Xoxa është lënë nën masën e detyrimit të paraqitjes ndërkohë që bashkëshorti i saj, Erion Veliaj, ndodhet prej një muaji në paraburgim, ndërsa kërkon edhe ai lirimin nga qelia duke ofruar garanci pasurore.

Seanca në Apel për Erion Veliajn do të zhvillohet mesditën e sotme.

Veliaj bashkë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa akuzohen nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›