E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullohet lundrimi në Durrës, mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit janë ndaluar të dalin ne det

Anijet e peshkimit prej dy ditësh janë të ankoruara në portin e Durrësit, pasi moti i keq në Adriatik ka kufizuar lundrimin për to dhe për mjetet e vogla lundruese.

Reshjet e herëpashershme dhe era e fortë kanë krijuar një situatë të paqëndrueshme në Gjirin e Durrësit, duke bërë që flota e peshkimit të qëndrojë në pritje të përmirësimit të kushteve detare.

Ndërkaq Kapitaneria e Portit bën të ditur se tragetet që lidhin Durrësin me Barin dhe Ankonën vijojnë normalisht udhëtimet.

Autoritetet detare kanë kërkuar nga subjektet që operojnë në det, të zbatojnë masat e sigurisë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›