E Martë, 3 Nëntor 2026

EMRI/ U qëllua katër herë, dalin detaje të reja nga plagosja në Pogradec

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të aneksit të stadiumit në një bllok pallatesh në periferi të qytetit.  Burime policore bëjnë me dije se nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur Alted Jolldashi 35-vjeç i cili ndodhet në spitalin e Pogradecit. Burime thanë se ndaj Jolldashit është qëlluar 4 herë me armë zjarri.

Gazetari i Vizion Plus, Tonin Frroku, bën me dije se pas plagosjes autori është larguar në drejtim të paditur ndërkohë  që i plagosuri është nisur drejt spitalit të Pogradecit për ndihmë mjekësore. Burime pranë spitalit thanë se gjendja e të plagosurit është nën kontroll ndërsa paraprakisht mësohet se ka dy plagë në shpatull dhe këmbë.

Policia në vendin e ngjarjes për hetime të mëtejshme ndërkohë  që është duke marrë në pyetje persona që kanë qenë në vendngjarje në momentin e plagosjes si dhe po bëhet kqyrja e kamerave të bizneseve rreth zonës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›