E Hënë, 2 Nëntor 2026

EMRI/ Vodhi naftë nga anija e sekuestruar në Porto Romano, pranga 34-vjeçarit

Një 34-vjeçar është arrestuar në Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Turni 1”.

Drilon Malluta ishte shpallur në kërkim dhe dyshohej si bashkëpunëtor në vjedhjen e një sasie të konsiderueshme nafte nga një anije e sekuestruar në Porto Romano.

Ky shtetas dyshohet se ka bashkëpunuar me pjesëtarë të ekuipazhit të anijes për të vjedhur një sasi të madhe nafte nga një anije që ishte ankoruar në Porto Romano, pasi ishte sekuestruar nga Prokuroria e Durrësit si provë materiale.

Ai akuzohet për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë me pezullim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet doganore”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Puna për kapjen e shtetasit tjetër të shpallur në kërkim vazhdon në kuadër të operacionit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›