E Diel, 1 Nëntor 2026

EMRI/ Vritet 46-vjeçari në Tiranë

Një vrasje është raportuar në zonën e Vasil Shanton, Tiranë.

Vizion Plus mëson se viktima, i indentifikuar si Ismet Habili, 46-vjeç është gjetur brenda një automjeti në rrugën Mihal Popi.

“Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›