E Diel, 1 Nëntor 2026

Finalizohet operacioni “Porcione”, arrestohet i riu në Durrës me doza kokaine gati për shitje

Një tjetër goditje ndaj shpërndarjes së lëndëve narkotike është realizuar nga Policia e Durrësit. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Porcione”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi Leonard Limani, 22 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë zbuluan një vend të përshtatur posaçërisht për fshehjen e lëndëve narkotike, ku u gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike, kokainë, të ndara dhe të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›