E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurimi jashte shtetit, si mund te aplikoni

Luljeta Ndoka

Pas 4 muajsh pauz, me ne fund Ministria e Shendetesise ka shpallur te hapur aplikimin per kurimin jashte vendit. Keshtu, se bashku me ardhjen e vitit te ri, lindi edhe mundesia per te aplikuar, per kurim jashte vendit per vitin 2009. Ne vitin 2008, numri i aplikimeve u plotesua qe ne shtator, ndaj per kete arsye Ministria e Shendetesise vendosi bllokimin e ketyre aplikimeve. Megjithate, urdhri ishte i vlefshem deri ne fund te dhjetorit te vitit 2008, per t'i rihapur serish ne janar te vitit ne te cilin sapo kemi hyre. Ka dy kategori qe mbeshtet Ministria e Shendetesise. E para eshte kategoria qe ka nevoje te perfitoje totalisht nga marreveshjet dypaleshe, per kurim jashte shtetit. Kategoria e dyte ben pjese ne ato persona qe duan te kurohen me shpenzimet e veta, por kerkojne lehtesi ne marrjen e vizes. Per kete, nderhyn Ministria e Shendetesise, nese pacienti ploteson disa dokumente.

Kurimi

Menjehere pas nderrimit te viteve ka hyre ne fuqi rregullorja per rihapjen e procedurave te aplikimit, per kurimin e pacienteve shqiptare ne vendet e huaja. Pas nje periudhe "pushimi" rreth 4-mujore, pacientet tashme do te kene te drejten e kurimit ne spitalet qe kane marreveshje me Ministrine e Shendetesise. Ndryshimi per kete vit eshte se pervec aplikimeve te reja, do te shqyrtohen edhe kerkesat e pacienteve qe kane aplikuar prane Ministrise se Shendetesise gjate muajve te fundit te 2008-s. Kjo per shkak se shtetet e huaja mbyllen listen e pranimeve nga vendi yne, pasi kuotat e caktuara ishin plotesuar. Nderkohe, aplikimet e pacienteve kane vazhduar gjate gjithe kesaj kohe. Tashme menyra e perzgjedhjes per te gjithe aplikantet do te behet e njejte. Keshtu, te gjithe ata qytetare qe nuk kane mundur te shkojne per kurim ne spitalet e huaja dhe ata qe e kane te nevojshem kurimin ne to, kane te drejte te drejtohen prane MSH-se per te kryer procedurat dhe per t'u njohur me kerkesat dhe rregullat.

Rregullorja

Sipas marreveshjeve te nenshkruara nga Shqiperia me Greqine dhe Turqine, per te shkuar jashte vendit, pacientet duhet t'iu nenshtrohen nje sere procedurave dhe te kene me vete nje dokumentacion te detajuar per semundjen. Per te vendosur nese pacienti duhet te shkoje ne nje nga spitalet e huaja, mjeku qe e ka kuruar mbledh nje komision te posacem per shqyrtimin e semundjes. Me pas jepet epikriza, e cila i dorezohet pales pritese. Nese spitalet e huaja vendosin qe te presin pacientin, atehere kontaktojne me Ministrine e Shendetesise, per ta derguar jashte vendit te semurin. Nderkohe, Ministria e Shendetesise ndihmon per nxjerrjen e dokumenteve te vizes, per pacientin. Shteti turk pranon nje numer te konsiderueshem pacientesh, te cilet arrijne deri ne 100 cdo vit. Ndersa spitalet greke pranojne cdo vit deri ne 30 paciente. Por kerkesat per t'u kuruar jashte vendit jane me te medha, sesa mundesite qe ka Ministria e Shendetesise per te perballuar fluksin e kerkesave, qe shkojne cdo dite ne Ministri. Pacientet jane te detyruar ta zgjidhin ne menyre individuale ceshtjen e kurimit ne nje nga spitalet e huaja, ne rastet kur nuk eshte e mundur nga Ministria e Shendetesise. Kjo kategori eshte e detyruar te marre persiper te gjitha shpenzimet e udhetimit dhe te gjeje vete spitalin ku do te kurohet.

Lehtesite

Ministria e Shendetesise nderhyn per t'u mundesuar lehtesimin e marrjes se vizave, ndersa te gjithe pacientet, qe rezultojne me ndonje nga semundjet e percaktuara ne listen e hartuar nga MSH-ja, shteti shqiptar i ndihmon per t'i nisur ne njerin nga shtetet pritese.

Detyrimi

Ministria e Shendetesise ka detyre qe t'u krijoje pacienteve, te gjitha mundesite per te shkuar deri ne spitalin e caktuar nga shteti prites, duke kontaktuar vazhdimisht me autoritetet vendase. Ka shume raste kur pacientet vendosin te shkojne me shpenzimet e veta, per kurim jashte vendit.

Cfare duhet te dorezojne aplikantet per te perfituar nga marreveshjet

Dokumentet, qe nga vertetimi per semundjen, deri te garancia bankare

Per pacientet qe kerkojne kurim falas ne baze te marreveshjeve, jane te nevojshme nje sere dokumentesh. I pari qe kerkohet me me ngulm eshte epikriza nga Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza". Dokument tjeter qe do te shtonte shanset per t'u miratuar kerkesa per kurim jashte vendit, eshte nje vendim i Komisionit Nderspitalor te QSUT-se per dicka te tille. Keto dy dokumente, ne rastin kur shkojne ne Turqi, duhen te perkthyera dhe te noterizuara ne anglisht. Ndersa per rastet qe shkojne ne Greqi, te perkthyera dhe te noterizuara ne greqisht. Per pacientet qe kerkojne note verbale per lehtesimin e vizes ne ambasada, jane te nevojshme nje sere dokumentesh te tjera. Pra ne kete rast behet fjale qe pacienti do te shkoje jashte me shpenzimet e veta, por thjesht ka nevoje per nderhyrje, qe viza t'i jepet pa probleme. Keshtu, kerkohet epikriza nga Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza", si dhe dokumentacioni qe verteton gatishmerine per pritjen e pacientit, ne vendin ku do te shkoje dhe kostoja e shpenzimeve per kurimin e pacientit. Nga ana tjeter, nje garanci bankare qe tregon pagesen e bere nga pacienti kundrejt spitalit, ne masen 30 per qind te shpenzimeve per kurimin e pacientit jashte, eshte nje tjeter dokument me rendesi qe kerkon Ministria e Shendetesise, me qellim qe te nderhyje per lehtesi ne dhenien e vizes nga ambasada.

Dokumentet

Dokumentet qe kerkohen per te aplikuar per kurim ne Greqi ose ne Turqi, duhet te jene te perkthyera dhe te noterizuara. Keshtu, per ne spitalet turke, ato duhet te jene te perkthyera ne Anglisht, ndersa per ne spitalet greke, dokumentet duhet te perkthehen dhe noterizohen ne greqisht.

100 Paciente Shqiptare dergohen cdo vit per kurim ne shtetin turk, si rezultat i nje marreveshjeje dypaleshe mes Ministrise se Shendetesise, shqiptare dhe asaj turke. Shpesh ka kerkese per shtim te numrit te pranimeve, megjithate realizimi i dickaje te tille, nuk ka qene i mundur

30 Shtetas Shqiptare pranohen cdo vit per kurim ne spitalet greke, si pasoje e marreveshjes dypaleshe nga Ministrite e Shendetesis perkatese. Por kerkesat per t'u kuruar jashte vendit jane me te medha sesa mundesite qe ka Ministria e Shendetesise per te perballuar fluksin e kerkesave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›