Roshi: Ne ne Kuvend per te ruajtur vlerat e Ballit
Ruajtja dhe vazhdimesia e vlerave politike te Ballit, nepermjet perfaqesimit politik te saj dhe riorganizimi i kesaj partie per zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ishte objekt i takimit qe Partia e Ballit Kombetar Demokrat organizoi DJE ne Hotel "Tirana International", me themelues dhe drejtues te Ballit qe nga viti '90. Kryetari i PBKD, Artur Roshi, tha gjate takimit, se "ajo cka na shqeteson te gjitheve sot eshte ruajtja dhe vazhdimesia e vlerave politike te Ballit, permes perfaqesimit politik parlamentar". Sipas tij, "ka ardhur momenti qe te gjithe te bashkojme kontributet tona nen vlerat historike politike te djeshmet dhe te sotmet te Ballit". Duke folur per programin e forces politike qe drejton, Roshi tha se "shoqeria shqiptare nuk mund te jete e shendetshme, pa u pastruar teresisht nga mbeturinat e ideologjise komuniste dhe PBKD ka qene e para qe ka propozuar ndertimin e Institutit te Studimit te Krimeve te Komunizmit". Sipas tij, "denimi i krimineleve eshte domosdoshmeri humane, jo hakmarrje dhe se denimi i tyre do te behet ne perputhje me ligjet kombetare dhe ligjet nderkombetare". Ndersa Sekretari i Pergjithshem i BKD, Celo Hoxha, tha se "hartuesit e Dekalogut, programit te Ballit Kombetar, kane qene politikanet me largpames te kohes, por koha punoi kunder tyre". Hoxha vuri ne dukje se "pas rrezimit te regjimit komunist sot ndodhemi ne nje situate krejt tjeter. Shqiperia tenton rrugen drejt demokracise, por deri tani eshte larg Shqiperise se projektuar ne Dekalog". Ne kete takim folen edhe Agim Bardhi, kryetar i Keshillit Kombetar te Ballit Kombetar Demokrat, si dhe Mihat Bakalli, kryetari i Ballit Kombetar te Diaspores.