E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE: Abuzimet e CEZ, te renda Luljeta Ndoka

Kompania ceke CEZ Shperndarje, ka abuzuar me konsumatoret shqiptare, me disa mijera kilovat/ore, duke perdorur termat “dem ekonomik” dhe “energji e pamatur”. Nje gje e tille behet me dije ne raportin e Entit Rregullator te Energjise, (ERE). Nje tjeter problem madhor, me te cilin jane perballur qytetaret gjate vitit te shkuar, por edhe ne muajt e pare te ketij viti, eshte termat mos shperndarja e faturave.
Raporti
Raporti vjetor i Entit Rregullator te Energjise veren se ndaj konsumatoreve, kompania CEZ ka kryer abuzime te shumta gjate vitit 2010. Sipas ketij raporti, gjate vitit te shkuar CEZ Shperndarje, nuk ka qene korrekt ne faturimin e energjise duke abuzuar ndjeshem me sasine e konsumuar. Me konkretisht, gjithnje sipas ketij raporti gjate muajve nentor dhe dhjetor, operatori i shperndarjes duke perdorur termat “dem ekonomik” dhe “energji e pamatur” ne 20 mije fatura te prera per kete periudhe, ka penalizuar me 4 mije kilovat/ore energji konsumatoret familjare dhe me 20 mije kilovat/ore energji ata jo familjare. Ndonese keto jane shifra mjaft te larta, Enti Rregullator veren se keto nuk jane te vetmet pakorrektesi dhe abuzime te operatorit te shperndarjes ne raport me konsumatoret. Keshtu, gjate muajit janar, sipas ERE, konsumatoreve nuk u jane shperndare faturat e konsumit te energjise, problem te cilin CEZ e justifikoi me prishjen e marredhenieve me posten shqiptare, por qe faktikisht ka renduar direkt ne xhepin e konsumatoreve.
Faturat
ERE ne raportin vjetor nenvizon edhe nje tjeter problem madhor. Behet fjale per vonesat ne shqyrtimin e ankesave te konsumatoreve neper pikat e tyre, te kujdesit ndaj klienteve. Sipas te dhenave te raportit, mungesa e korrektesise nga CEZ Shperndarje ka bere qe vetem gjate vitit te kaluar numri i ankesave te dorezuara prane Entit Rregullator te Energjise, te arrije ne 350 nga 80 qe ishin gjate vitit 2009, pra duke u katerfishuar ne nje periudhe mjaft te shkurter kohe. Ne keto shifra, nuk perfshihen konsultimet e bera me konsumatore te ndryshem, te cilet i jane drejtuar ERE-s. Kohet e fundit kane qene te shumta ankesat ndaj CEZ edhe nga bizneset, te cilet kane pesuar deme te konsiderueshme si pasoje e cilesise se dobet te energjise me te cilen furnizohen. Mungesa e korrektesise e CEZ Shperndarje, ka qene ne vemendje te herepashershme edhe nga mediat e ndryshme ne vend, te cilat kane apeluar ndaj kesaj mungese korrektese qe ne fund te dites, kostot e kalon ne xhepat e konsumatoreve.

Shkeljet qe ka kryer CEZ ne 2010
CEZ shperndarje, ka mbifaturuar energjine
Nen termat “dem ekonomik” dhe “energji e pamatur”, ka penalizuar me 4 mije kilovat/ore energji konsumatoret familjare, dhe me 20 mije kilovat/ore energji ata jo familjare
Ne janar nuk u jane shperndare faturat e konsumit te energjise
Vonesat ne shqyrtimin e ankesave te konsumatoreve
Cilesia e dobet e sherbimit ka sjelle probleme me bizneset

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›