E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE: Cmimi i energjise nuk do te ndryshoje

Propozimet e bera nga tre kompanite, per ndryshim te cmimit te energjise drejt rritjes, jo domosdoshmerisht do te merren parasysh nga Enti Rregullator i Energjise. Sipas drejtuesve te ketij institucioni, cmimi i energjise elektrike ne vitin 2012, parashikohet te mos ndryshoje, edhe pse tre kompanite, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, Operatori i Transmetimit dhe CEZ Shperndarje kane kerkuar njeherazi rritje te cmimit. Drejtori i ERE, Sokol Ramadani, thote se te tre kerkesat do te rishikohen, por mundesia per rritje te cmimit do te jete shume e vogel, ose sipas tij, do te kete pak gjasa qe te aprovohet. Sipas rregullores se percaktuar, Enti Rregullator i Energjise eshte institucioni pergjegjes, i cili percakton tarifat dhe merr vendimin per rritje ose jo te tyre, pavaresisht kerkesave te bera nga kompanite. "Ne shohim se sa jane te arsyeshme kerkesat, dhe ne bazen e ketyre kerkesave, percaktojme ate qe quhet tarife. Nuk do te kete ndonje ndryshim te ndjeshem tek konsumatori",- ka pohuar Sokol Ramadani, kryetari i Entit Rregullator te Energjise. Ne baze te kerkeses qe ka depozituar prane ERE-se pak jave me pare, kompania CEZ Shperndarje ka kerkuar rritje te cmimit te energjise me afro 4.7 per qind. Nga 9.53 leke per kilovat/ore qe eshte cmimi mesatar i energjise qe paguajne qytetaret, kerkon te behet 9,98 leke. Po ashtu, edhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, nga 0.63 leke per kilovat/ore, kerkon te behet 1.1 leke. Kjo per cmimin e energjise te prodhuar ne vend, pasi KESH ka kerkuar rritje te ndjeshme edhe per energjine qe konsumohet gjate periudhes se importit. Edhe Operatori i Transmetimit kerkon qe cmimi per kilovat/ore te rritet nga 0.6 leke ne 0.73 leke. Persa i perket kompanise CEZ Shperndarje, kjo e fundit nuk ka kerkuar heqjen e fashave kete vit, ndryshe nga nje vit me pare. Heqja dore nga kjo kerkese, vjen pas kundershtimit nje vit me pare te ERE-s per heqjen e fashave te tarifimit, si dhe ndikimin qe do te kishte kjo ne shtrenjtimin e faturave per pjesen me te madhe te abonenteve familjare. CEZ Shperndarja ka propozuar mbajtjen e tyre, por rritjen edhe me teper te cmimit per energjine e konsumuar mbi 300 kilovate. Heqja e fashave do te prekte vecanerisht shtresat ne nevoje, te cilet konsumojne me pak se 300 kilovat/ore energji ne muaj, ndersa do te favorizonte ata qe harxhojne me shume, kryesisht faturat qe shenojne mbi 600 kilovat/ore. Nese kerkesa e CEZ Shperndarjes do te merret parasysh ne masen e kerkuar, perllogaritet qe nje fature energjie per konsumatoret familjare me 300 kilovat te shpenzuar te kushtoje 130 leke me shume. Aktualisht, nje fature e tille kushton 2772 leke, por me cmimin e ri te propozuar nga CEZ Shperndarja do te kushtoje 2902 leke. Kjo vlere eshte vetem per kerkesen e CEZ Shperndarjes dhe nuk jane perfshire edhe rritjet e kerkuara nga KESH dhe Operatori i Sistemit te Transmetimit.

Specialiste te Entit Rregullator te Energjise jane shprehur se te tri kompanite duhet te fokusohen me shume ne uljen e shpenzimeve brenda kompanise per uljen e kostos, pasi jo sa here ato kane nevoje per para, duhet t'i drejtohen rritjes se cmimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›