Halimi:Ndertimet, hipoteka qe ne momentin e ngritjes se pallateve
Nga fillimi i vitit te ardhshem, te gjithe ata persona qe kane blere nje banese te re por kane vetem lejen e ndertimit, mund te regjistrohen ne zyrat e regjistrimit te pasurive te patundshme. Veprim ky qe do te behet edhe nese ndertesat jane ne ndertim e siper. Ministri i Drejtesise Eduard Halimi, zbuloi dje detaje ne lidhje me nje draft te ri qe sapo ka perfunduar, i cili u mundeson qytetareve zoterimin e apartamenteve te tyre ligjerisht, qe ne momentin kur pallati eshte ne ndertim. Procedure qe sipas ministrit, pritet te filloje nga janari i vitit te ardhshem. "Nje kompani ndertimi qe ne momentin qe perfiton nje leje ndertimi nga bashkia, menjehere mund te shkoje te beje regjistrimin me nje kartele te re per nje godine qe do te ndertohet. Kjo do te thote, qe qe te nesermen kur ai te filloje kontratat per shitjen e apartamenteve, qytetaret qe perfitojne kontratat mund te shkojne te regjistrohen ne hipoteke", sqaroi Halimi. Sipas tij, nje procedure e tille, shmang shitjen sic mund te ndodhe, dy apo tre here te nje apartamenti dhe shmang gjithashtu cdo lloj konflikti te mundshem ne te ardhmen qe mund te kete ndertuesi me pronaret e tokes. "Nje konflikt i tille i mundshem, nuk mund te pengoje me firmen e ndertimit te regjistroje pallatin dhe nuk mund te pengoje me qytetaret te regjistrohen ne hipoteke", theksoi Halimi. Sipas ministrit, projektligji i hartuar nga institucioni i drejtuar prej tij, qe do te zbatohet fillimisht ne Tirane dhe ne Durres, do te sjelle risi edhe ne menyren e organizimit te hipotekave, apo dixhitalizimin e te gjithe arkivave ne zyrat e regjistrimit te pasurive te paluajtshme. "Hipotekat, nga janari i vitit te ardhshem do te jene me vetefinancim dhe nje institucion publik i pavarur. E reja e dyte do te jete dixhitalizimi i te gjithe arkivave. Qytetaret nuk do te shkojne me ne hipoteka per te kryer transaksionet, por te gjitha keto veprime do te kryhen nga noteret. Qytetaret do te fitojne me shume kohe, nga ajo qe humbin nga radhet e hipotekave, por edhe me marrjen e kredive, qe procesi i dhenies se kredive te pershpejtohet", vijoi Halimi. Nisma e sapo perfunduar nga Ministria e Drejtesise, do te diskutohet edhe me grupet e interesit, bankat dhe ndertuesit dhe me pas te depozitohet ne Parlament.