E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE Importi nga KESH per furnizim pa nderprerje me energji

Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare do të importojë energji deri në fund të vitit 2012, me qëllim sigurimin e energjisë pa ndërprerje.
Sipas, kryetarit të Entiti Rregulaltor të Energjsë, Sokol Ramadan, një vendim I tillë u mor me qëlim që të sigurohet energji 24 orë për qytetarët, në kushtet kur CEZ ndodhet në vështirësi finaciare. Sipas zotit Ramadani, fatura e shpenzimeve që do të bëj KESH per këte qëllim do t’I faturoeht kompanisë CEZ.

Zoti Ramadani bëri të ditur se ERE është duke parë edhe mundëisnë për ndryshimin e kostos së energjisë që KESH shet tek CEZ Shpërndarje, me qëllim që të rikuperojë shpenzimet e veta.

Për sa i përket situatës hidrike, kreu i Entit Rregullator të Energjisë bën të ditur se aktualisht nivelet janë ende të ulta dhe janë marrë për grumbullim e rezervave për dimrin.

Sipasi aktit normativ të qeverisë, që ndryshon buxhetin actual, caktohen 50 mln euro për llogari të KESH-it, me qëllim marrjen e një kredie për importimin energjise deri në fund të vitit. Aktualisht minsitria e Financave dhe KESH janë duke negociuar me Bankën Botërore për marrjen e kredisë. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›