Programe dhe politika per mbeshtetjen e SME-ve
Cfarë po ndodh me biznesin e vogël dhe të mesëm në Shqipëri? Roli i tyre në zhvillimin ekonomik e social të vendit si dhe problematikat që ato hasin në ushtrimin e aktivitetit të tyre. Cfarë instrumetash të reja duhet të përdoren për mbështetjen e SME-ve, jo vetëm nga sektori publik por edhe nga institucionet e tjera për të nxitur më shumë rritjen, konkurrueshmërinë dhe punësimin. Ishin këto disa nga temat e diskutuara në tryezën e bisedimeve me përfaqësues të institucioneve publike, të biznesit, të politikës dhe organizatave të tjera të organizuar nga Tirana Business University në kuadër të javës së sipërmarrjes shqiptare.
I pranishëm në këtë debat të hapur dhe shumë të rëndësishëm për SME-të të para si motorin e zhvillimit ekonomik në vend zëvendës ministri i METE Enno Bozdo theksoi rëndësinë që ka aksesi në kredi i biznesit, nxitja ndaj inovacionit si dhe instrumentet e tjera direkte që qeveria po studion për tu ardhur në ndihmë këtyre sipërmarrjeve, përvec sektorit bankar.
Ndërsa për deputetin e PS Ilir Beqaj rëndësi të vecantë në mbështetje të SME-ve merr formimi professional, ku shteti sipas tij duhet t’I orientojë të rinjtë drejt një formimi më cilësor.
Lidhur me kreditimin financiar të sipëtmarrjeve në Shqipëri më konkretish ka folur drejtori i programit italo-shqiptar për zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri Kino Buxheli. Sipas tij mes sektorit bankar dhe sme-ve hasen mjaft vështirësi, por ka evidentuar se kjo agjenci në mbështetje të ministirsë së ekonomisë dhe qeverisë ka krijuar një urë garancie mes SME-ve dhe bankave.
Në këtë forum të organizuar nga dretori ekzekutiv i TBU, Artan Hoxha dhe ekspertë të njohur të fushës pjesë e stafit pedagogjik, u diskutan dhe u shtruan një seri pyetjesh, idesh, informacionesh dhe programesh për mbështetjen e biznesit në vend. Një nga temat më të prekura ishte edhe propozimi i njohur tashmë nga politika dhe ekspertët financiar për krijimin e një banke shtetërore zhvillimi, si një instrument alternativ financiar për sipërmarrjet. Tryezat e zhvilluara në ambjentet e TBU-së marrrin një rëndësi të veçantë, pasi shërbejnë si mjet informacioni për politikbërësit.