E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE, do rritje te cmimit te energjise

Te gjithe qytetaret ne muajin mars do te paguajne cmime me te larte te energjise. Shkaku qe Enti Rregullator i Energjise shtyu marrjen e vendimit per rritjen e cmimit te energjise eshte kryerja e nje studimi me te hollesishem. ERE e siguron KESH-in dhe te gjithe konsumatoret e energjise elektrike, se rritja e cmimeve te energjise elektrike do te jete nje rritje e studiuar me shume kujdes, e cila do te marre ne konsiderate te gjithe faktoret qe kane ndikim mbi cmimet per te gjetur nje zgjidhje sa me optimale.
Enti Rregullator I Sektorit te Energjise Elektrike, duke qene i vetmi institucion i ngarkuar me ligj, qe ka autoritetin per caktimin e cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike, ne Republiken e Shqiperise, e sheh te nevojshme te informoje opinionin publik, se vendimi Nr 65, dt 10.12.2007 i Bordit te Komisionereve te ERE-s per lenien ne fuqi te cmimeve dhe tarifave ekzistuese te energjise elektrike deri me daten 29 shkurt 2008, nuk duhet te interpretohet se ERE eshte kunder rritjes se cmimeve te energjise elektrike. Sipas ERE-s ne kushtet kur cmimet e energjise ne pergjithesi dhe te energjise elektrike ne vecanti, ne te gjithe boten kane pesuar nje rritje shume te madhe qe shkon deri ne dy here dhe duke qene se vendi yne si nje importues neto i energjise elektrike, ka nje ndjeshmeri te larte ndaj kesaj rritjeje, nuk mund te mos prekeshim nga ky efekt, vecanerisht kur perjetuam nje vit jashtezakonisht te thate, kur importet e energjise elektrike e kane kaluar nivelin e 2.7 miliard kilovateve, cka perben nje rekord historik per vendin tone. Permiresimi i ndjeshem i situates hidrologjike gjate muajit nentor e ne vijim cka do te kete nje ndikim pozitiv ne zvogelimin e sasise se importit te energjise elektrike per vitin 2008, si dhe hartimi i metodologjive te reja te tarifave per sherbimet e gjenerimit, shperndarjes dhe furnizimit, ne kuadrin e privatizimit te Sektorit te Shperndarjes se Energjise Elektrike, ndikuan te ERE, e cila per te bere nje vleresim sa me realist te situates dhe per te percaktuar raporte dhe balanca sa me optimale ndermjet KESH-it dhe konsumatoreve te te gjitha kategorive, te vendos lenien ne fuqi te cmimeve dhe tarifave te energjise elektrike, deri me 29 shkurt 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›