Pronaret, kompensim pas disa ditesh
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave shume shpejt do te shpalle listen e ish-pronareve, qe do te perfitojne nga fondi prej 500 milione leke, qe qeveria shqiptare ka vene ne dispozicion per vitin 2007 per kompensimin financiar. Kryetari i AKKP, Besnik Maho ne nje prononcim per mediat ka deklaruar se kompensimi do te nise pas dates 25 dhjetor. Nga ky fond kompensimi perfitues pritet te jene ish-pronare nga qyteti i Tiranes, Vlores, rrethit te Kavajes dhe qarqeve te Korces, Beratit, Gjirokastres, Kukesit, Dibres, Lezhes. Perzgjedhja e ish-pronareve, qe do te jene perfitues nga fondi financiar per vitin 2007, ka si kriter kryesor vendimin me te hershem, te marre nga komisionet e Kthimit dhe Kompensimit te pronave ne rrethet e ndryshme te vendit ne baze te kerkesave me dokumentacionin e duhur, te dorezuar prane tyre nga vete ish-pronaret, beri te ditur drejtori i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne AKKP. Kompensimi do te behet per siperfaqe deri ne 200 metra katrore. Cmimi i kompensimit per cdo ish- pronar do te bazohet ne listen e cmimeve te bera nga AKKP gjate ketij viti per te gjithe territorin e Republikes, e ndare sipas kategorive te tokes urbane.