E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE i jep 'OK' OSSH për rritjen e çmimit të energjisë në 2010-ën

TIRANË - Pas tre muaj shqiptarët do ta paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. OSSH ka dorëzuar kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë në vitin 2010, që u mor sot në shqyrtim nga Enti Rregullator i Energjisë. Kryetari i ERE, Bujar Nepravishta u shpreh se brenda 12 ditësh ne do të japim një përgjigje për kërkesën e OSSH dhe nëse është komform ligjeve do ta miratojmë atë.

"Nderkohe OSSH të paraqesë brenda 10 ditëve treguesit për energjinë elektrike si dhe do t'i publikojë tarifat e reja në tre prej gazetave më të mëdha në vend", tha Nepravishta. Pas kësaj periudhe, sqaroi ai, ERE do të zhvillojë një seancë dëgjimore me të gjithë aktorët.

"Kjo kërkesë do të bëhet transparente dhe pas një analize deri në datë 15 Dhjetor nga ERE do të merret vendimi për këtë çështje", vijoi Nepravishta.

Kompania CEZ bleu këtë vit 76% të aksioneve shtetërore të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë përmes një tenderi të hapur ndërkombëtar, me shumën 102 milion euro. Konsulencën e privatizimit të OSSH e bëri Banka Botërore, e përzgjedhur nga qeveria shqiptare.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›