ERE kontratë me elementë të rinj për energjinë elektrike

Në këtë kontratë parashikohen edhe disa elementë të rinj, që do të garantojnë transparencën dhe mbrojtjen e konsumatorit. Në kontratën e re të furnizimit është parashikuar detyrimi i Kompanisë së Furnizimit “CEZ shpërndarje” për garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike të konsumatorit shqiptar, duke garantuar gjithashtu akses të lirë të leximit të matësit, që nënkupton të drejtën e konsumatorit për të lexuar në çdo moment aparatin e tij matës.
Në kontratën e re, që është ende në fazë përpunimi, një element të rëndësishëm zë ulja e kamat-vonesave nga 0.5 për qind dita, në 0.1 për qind dita, duke lehtësuar kështu detyrimet e konsumatorëve. Kontrata parashikon gjithashtu në mënyrë të detajuar elementët që do të përmbajë fatura e konsumit të energjisë elektrike, në të cilat bëjnë pjesë dhe pika të reja që nuk kanë qenë pjesë e faturës si, data e faturës së ardhshme, orientime për konsumatorët për paraqitjen e ankesave apo në raste defektesh, si dhe informacione të tjera të nevojshme.
Ndërkohë, në lidhje me procesin e ankesave, është përcaktuar që trajtimi i tyre të bëhet mbi bazën e rregullave standarde që do të miratohen nga ERE. Kështu për faturime dukshëm të padrejta, do të bëhet pezullimi i pagesës së faturës menjëherë me paraqitjen e ankesës, ndërsa për rastet e tjera të mbi faturimit të paguara nga konsumatori, kompania mbasi bën verifikimin, kompenson brenda 2 muajve konsumatorin, plus interesit 0.1% për çdo ditë vonesë.
Gjithashtu, në kontratën që po shkruhet, i është dhënë zgjidhje problematikës së kontrollit të aparatit matës, i cili tashmë do të kryhet nga një subjekt i pavarur që licencohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë dhe jo më nga kompania CEZ. Në këtë pikë, përfshihen kontrolli fillestar, periodik dhe kontrolli që kryhet bazuar në ankesën që paraqet konsumatori. /Start/
2011-09-13 16:45