E Diel, 1 Nëntor 2026

DASH raport: Nxënëset myslimane s’janë lejuar në klasa

Në kapitullin për Shqipërinë raporti vë në dukje se qeveria ka respektuar në përgjithësi lirinë e besimit, si me ligje, ashtu edhe në praktikë.

Analiza e Departamentit të Shtetit thekson se qeveria ka vazhduar gjatë këtij viti përpjekjet për të zgjidhur shqetësimet e komuniteteve fetare lidhur me kthimin e pasurive të sekuestruara gjatë periudhës komuniste.

Komunitetet fetare kanë vazhduar edhe gjatë vitit të kaluar të ngrenë shqetësime lidhur me përparim të ngadaltë në këtë proces të kthimit të pronave si dhe simboleve të kultit dhe dorëshkrimeve të marra nga komunistët.  Megjithëse nuk ka ligj në Shqipëri që ndalon mbajtjen e simboleve apo veshjeve fetare, raporti vë në dukje njoftimet se nxënëse myslimane nuk janë lejuar të futen në klasë me shamitë e kokës.

Por në analizën e tij, Departamenti i Shtetit vëren se në Shqipëri nuk ka njoftime për shkelje të lirive të besimit, apo për ndalimin ose burgosjen e individëve për besimin e tyre fetar. Po ashtu, raporti nënvizon se nuk vërehen abuzime apo diskriminim në shoqëri si rezultat i besimit fetar. /Start/Voa/

                                                                                             2011-09-14 08:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›