Shembje në minierën e Kalimashit, dy të vdekur

Burime zyrtare nga policia lokale bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme, kur pas shembjes së një pjese të galerisë së braktisur të kësaj miniere, kanë humbur jetën Xhezair Sulmata 33 vjeç dhe Besim Halili 55 vjeç.
Nga po të njëjtat burime mësohet se ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Albert Sulmataj, kushëri me Xhezair Sulmatën, i cili është dërguar me urgjencë në Spitalin Usharak në Tiranë.
Sipas policisë, viktimat ishin duke punuar privatisht për nxjerrjen e kromit, por shembja e një masivi gurësh e dherash i ka zënë ata brenda, duke u marrë edhe jetën.
Mësohet se trupat e pajetë të dy të aksidentuarve ndodhen brenda galerisë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë si dhe banorë të zonës.
/Start/E.B/
2011-09-13 19:21