E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE kunder CEZ

Vendimi i fundit i CEZ për të ndarë me bazë ditore konsumin mujor të energjisë prej 300 kilovat  e cila ka cmim me te ulet, ka vënë në lëvizje entin rregullator të energjisë elektrike.

Burime nga enti thanë për Top Channel se menjëherë pas njoftimit Enti ka ngritur grupet e punës që do të monitorjnë faturimet rast pas rasti në të gjitha qytetet e vendit. Sipas Entit procesi i monitorimit dhe verifikimit të faturave mund të zgjasë 10 ditë dhe menjëherë pas kësaj grupet e punës do të dërgojnë relacionin me propozimet përkatëse tek bordi i komisionerëve të ERE-s, të cilët do të marrin vendimin përkatës.

Mundesite  janë që ndarja e fashës me bazë ditore nga CEZ të shpallet e pavlefshme dhe që ERE të detyrojë kompanine që të rikthejë skemën e mëparshme të faturimit. Kjo pasi ekspertët e entit thonë se kontrata dhe ligji për energjinë elektrike e përcaktojnë qartë që periudha e faturimit është 1 muaj dhe që nuk mund të ketë faturim për periudha më të shkurtra apo më të gjata, pasi kjo rrëzon skemën me të cilën qeveria mbron fashat në nevojë nga cmimi I rritur i energjisë.

Ka vetëm një rast kur peridha e faturimit mund të jetë më pak se një muaj, dhe ky është ai që ndodh për shkaqe teknike, më konkretisht defekt të matësit. Muajin e fundit CEZ aplikoi një mënyrë të re faturimi të energjisë elektrike. Sipas skemës një qytetar mund ta paguante energjinë me cmim të rritur edhe pse ishte nën konsumin 300 kilovat, nëse konsumi ditor i tij i kalonte 10 kilovatorë. Ky rast ndodhte kur periudha e faturuar ishte më e vogël se një muaj. Për shembull një qytetar që ka konsumuar 270 kilovat për një periudhë faturimi prej 23 ditësh, paguan sipas skemës së re të cez 230 kilovat orë me cmimin 7.7 lekë dhe 40 kilovat me cmimin 13.5 lekë, edhe pse është nën konsumin e fashës 300 kilovat.   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›