PD Jemi perpara nje taktike zvarritese te PS-se per rezultatin
Ndërsa Partia Socialiste është tërhequr nga kërkesa e saj për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë, Partia Demokratike e ka cilësuar këtë si një taktikë zvarritëse nga ana e kësaj force politike për rezultatin përfundimtar.
Një fakt të tillë e ka pohuar, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Oerd Bylykbashi, para mjediseve të Gjykatës ku po zhvillohej mbledhja e Kolegjit Zgjedhor, e cila presupozohej se sot do të vendoste mbi kërkesë-padinë e Partisë Socialiste, që kundërshtonte rezultatin e shpallur nga KQZ dhe kërkonte pavlefshmërinë e votimit në 284 qendra votimi në kryeqytet.
“Qytetarët e Tiranës e kanë një fitues dhe Partia Socialiste e sulmoi sot Kolegjin, pasi ajo kërkon ta kthejë çështjen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve’, tha ai.
Duke shtuar se “mazhoranca ka besim tek Kolegji Zgjedhor”.