PS tërheq padinë, të premten shqyrtohet ankimimi tjetër

Por, Partia Socialiste ka depozituar pranë Kolegjit më 2 korrik një tjetër ankimim, ku i kërkohet këtij institucioni që të detyrojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e tabelave përmbledhëse që shpallin Lulzim Bashën fitues për Bashkinë e Tiranës.
Kjo kërkesë e fundit e PS-së, e depozituar në Kolegjin Zgjedhor më 2 korrik, është caktuar të shqyrtohet ditën e premte, më 8 korrik, ku relatore do të jetë Sashenka Jonuzi.
Avokati i Partisë Socialiste, Arjan Salati, deklaroi se PS-ja heq dorë nga ankimimi i depozituar në 30 qershor, duke kërkuar vetëm shqyrtimin e ankimimit të 2 korrikut.
Pas kësaj kërkese që u bë me dije nga avokati Arjan Salati, Partia Demokratike kërkoi në mbledhjen e sotme, që në bazë të rendit të procedurës, trupi gjykues i Kolegjit të merrte njëkohësisht në shqyrtim kërkesat e PS-së të paraqitura më 30 qershor dhe 2 korrik, si dhe një tjetër kërkesë që kërkonte ndërprerjen e kësaj çështje.
Si përfundim, Kolegjin Zgjedhor do të shqyrtojë ditën e premte ankimimin e PS-së, ku kërkon të urdhërohet Komisionin Qendror i Zgjedhjeve që të marrë në shqyrtim kërkesën e bërë prej saj në këtë institucion që të shpallet i pavlefshëm vendimi, i cili shpalli fitues Lulzim Bashën me 92 vota më shumë. /Start/
2011-07-06 11:32