ERE shtyn mbledhjen e Bordit për tarifën e re të energjisë

TIRANË, 7 janar/ATSH/ Enti Rregullator i Energjisë (ERE) njoftoi sot shtyrjen e mbledhjes së Bordit, ku pikë e rendit të ditës ishte edhe tarifa e re e energjisë elektrike e shitjes me pakicë për klientët e Shërbimit Universal për periudhën 1 shkurt 2025 – 31 dhjetor 2025.
Mbledhja e bordit është parashikuar të zhvillohet të mërkurën në orën 11:00.
Më herët, zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku paralajmëroi ulje të çmimit të energjisë, duke nisur nga fillimi i këtij viti.
Çmimi i energjisë elektrike aktualisht është 9,5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11,4 lekë për abonentët familjarë. Pensionistët (kryefamiljari kur janë çift) që prej vitit 2015 kompensohen me 648 lekë për energjinë, shumë e cila derdhet çdo muaj në pensionin e tyre.

/a.f/r.e/