E Shtunë, 31 Tetor 2026

ESI: Shqipëria pa viza deri në fund të vitit

Skenari më pozitiv për heqjen e vizave për shtetasit e Bosnje Hercegovinës dhe Shqipërisë është fundit i muajit tetor.
Iniciativa për Stabilitet Evropian (ESI) thotë në një studim të sajin se propozimi që pritet të bëjë Komisioni Evropian do të jetë i kushtëzuar me përmbushjen e disa kritereve të mbetura pa kryer.
Propozimi në fjalë ka mundësi të bëhet në fund të muajit maj ose fillim të qershorit. Më 2 qershor ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të shprehen politikisht në Sarajevë në mbështetje të integrimit dhe heqjes së vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën.
Parlamenti Evropian do ta ta votojë propozimin në seancën e muajit shtator. Më pas nisma duhet të miratohet në mbledhjen e ministrave të brendshëm të vendeve të Bashkimit Evropian.
Për këtë rast ka tre opsione: së pari mund të merret vendimi i fundit në takimin e datës 7/8 tetorit (shto 20 ditë për të hyrë në fuqi); opsioni i dytë është miratimi në takimin e ministrave të brendshëm në 8/9 nëntor (shto 20 ditë për të hyrë në fuqi); opsioni i tretë është 2/3 dhjetori dhe duke përfshirë 20 ditëshin e hyrjes në fuqi.
Në skenarin më pozitiv Shqipëria mund të jetë pa viza në 27-28 tetor ose në skenarin më negativ në 22-23 dhjetor 2010.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›